Europa konsumatorja më e madhe e alkoolit, ekspertët: Trend rritës edhe në Shqipëri

Europa rezulton të jetë rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit në botë. Pikërisht ky fakt ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të ndërmarrë një plan veprimi 2022-2025, me qëllim uljen me 10% të konsumit të alkoolit në të gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Në përshtatje të kësaj strategjie kërkohet që Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të përpilojë rritjen e akcizave të alkooleve, pra rritjen e çmimit të alkoolit me pakicë, të ulet aksesibiliteti i të rinjve dhe qytetarëve të marrin alkool. Njëkohësisht kërkohet kujdes tek reklamat dhe promocionet e alkoolit. Të shkruhet në Gjuhën Shqipe që alkooli dëmton shëndetin. Sa i takon konsumit të alkoolit, Shqipëria renditet përkrah Gjermanisë, që është vend me konsum relativisht të lartë të alkoolpirjes”.

Konsumi i alkoolit në Shqipëri sipas ekspertit është në trend rritës, e ndërsa pija e parë provohet në mosha fëminore me aprovimin e familjes.

“Aktualisht ka rritje të përdorimit të alkoolit një nga arsye janë çmimet e ulëta të pijeve që bëhen vetë, përdorimi i alkoolit nis në moshën 10-11 vjeç, që pinë pak birrë në festat familjare”.

Por si janë shifrat e alkoolpirjes në vendin tonë?

“79% e qytetarëve, janë ata që përdorin pak ose aspak, 21 % përdorin përtej normave të lejuara dhe nga këta është një 14% që është tejet i rrezikuar dhe 1,5% janë të alkoolizuar tej normave të lejuara”.

1 milion njerëz vdesin çdo vit në Europë si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit, ekspertët botërore janë të mendimit se alkoolpirja shkakton rreth 200 sëmundje./TvKlan

Të Fundit