“Europa agjensi” premton per qytetaret pune ne Danimarke, por u vjedh pagat. – Stop
KLIPET

“Europa agjensi” premton per qytetaret pune ne Danimarke, por u vjedh pagat.

Denoncimi i radhës në Stop ka ardhur për agjensinë e punësimit “Europa Agjensi”.Julian Bajraktari tregon, se para një viti bashkë me gruan, aplikuan për punë në këtë agjensi dhe kjo e fundit i coi për 3 muaj në Kopenhagen të Danimarkës. Atje punuan në bujqësi me pagë dhe kishin rënë dakord për 1 mijë euro në muaj për secilin. Pas cdo muaji duhej t’u kalonte pagesa në llogari, por edhe pas tre muajsh paratë nuk kaluan dhe iu tha, që paratë do t’i merrnin në kthim. Pas tre muajsh agjensia u tha të rrinin edhe 2 muaj të tjerë, por morën ekspuls dhe i kthyen.Në Shqipëri trokasin në zyrat e agjensisë për të marrë paratë nga pronari Ermal Jauri, por ai i thotë, se do t’i nisë në Gjermani. Edhe nga Gjermani i kthyen dhe rinisi kalvari për marrjen e parave.Të njejtin shqetësim ndan edhe Arlind Nabolli.Najada Shtylla nga agjenisa e Danimarkës shprehet, se pagesa ka kaluar në bankë, por nuk e kupton, se pse nuk ua kalon Ermal Jauri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *