“Është koha e leximit me përgjegjësi”, PS falënderon patronazhistët dhe koordinatorët: Për të gjitha hamendësimet ia lëmë vendin rezultatit real

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë vendin, vjen një deklaratë nga Partia Socialiste.

Në një dalje nga selia rozë, sekretarja Bora Muzhaqi ka përcjellë mesazhin e kryetarit Edi Rama, duke falënderuar për punën patronazhistët dhe koordinatorët lokalë për ndihmën e tyre

“Shumë faleminderit që votuar. ishte ditë e bukur, kishim manifestim qytetar. Vullneti është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi ligjore. Në emër të Ramës, falënderim për patronazhistët dhe koordinatorët lokalë. Mirënjohje për punën tuaj. Tani mund të ndiqni rezultatin në shtëpinë tuaj. Iu kërkohet përgjegjësi shumë e lartë për të numëruar në mënyrë korrekte çdo fletë votimi. Kjo që fillon tani është emocionuese. Për të gjitha hamendësimet ia lëmë vendin rezultatit real. Shqiptarët dinë ta manifestojnë të drejtën e tyre.”, pohoi ajo.

Të Fundit