Erion Braçe: Nëse do mbështeteshim te prodhimi vendas, nuk do rriteshin çmimet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se se nëse do ishim mbështetur në prodhimin vendas, çmimet e produkteve nuk do ishin rritur.

Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, Braçe u shpreh se vendi ynë nuk ka nevojë të importojë, pasi i ka mundësitë për të prodhuar.

“Inflacioni është sfida e radhës dhe inflacioni po tregon se nuk mbahet thjeshtë dhe me masat monetare. Po të shikosh të dhënat e muajit gusht, për mua, inflacioni që vjen nga ushqimet dhe pijet alkoolike, natyrisht është i pamerituar.

Në rast se ne do të ishim mbështetur shumë fort te prodhimi vendas, do të kishim dëgjuar, do të kishim ndryshuar politikat, pa asnjë diskutim që qumështi, djhathi dhe veza nuk do rriteshin me 22.3%,  buka dhe drithërat me 20.4%. Ne kemi mundësi të prodhojmë në vend, nuk kemi nevojë për import”, theksoi Braçe.

Të Fundit