Erion Braçe: E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes sesa e kotë është karrigia

Ish zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas krijimit të qeverisë së re.

Në një status në llogarinë e tij në “Facebook”, Braçe ka postuar një pikturë të artistit Ardian Cene, një filxhan kafeje të përmbysur dhe një libër. Sipas tij këto janë sendet që mban çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia e pushtetit.

“Ardian Cene është një artist i madh. Kjo pikturë është e tij; një filxhan kafeje i përmbysur- dihet çfarë përfaqëson dhe një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat”, shkruan Braçe.

Kujtojmë se në mandatin e tretë të socialistëve, Braçe do të vijojë të jetë në Kuvend si deputet i zonës së Divjakës ndërsa është votuar për të qenë një nga 12 anëtarët e kryesisë së partisë. Braçe në këtë mandat nuk do të ketë asnjë post në kabinetin qeveritar.

Të Fundit