Emrat/ Mbushën bregun e lumit Drin me kanabis, në pranga 4 persona

Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit dhe në bazë të informacioneve se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër, ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Bujar Tanushi, 35 vjeç, Edmond Tanushi, 37 vjeç, Rrahman Tanushi, 27 vjeç, Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit