STOP – EMISIONI 22 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 22

Kryeministri Rama, një vizitë e anulluar tek onkologjiku!

Kryeministri Rama pritej të shkonte në pavionin e onkologjisë, në QSUT, por kjo vizitë u anulua. Kamera e STOP, ka filmuar përgatitjet, rrethimin e zonës me shirita, por ka marrë dhe zërin e pacientëve që ankohen për mungesë ilacesh.

Drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Briselda Shehaj, “reagon me heshtje” pas vëzhgimit të “Stop”, në shumë rrethe ku nuk jepet kuponi tatimor.

 

Bombulat e gazit… Sa të pasigurta!

Pas ngjarjes në Beragozhd në Dardhas të Pogradecit, ku u plagosën 31 persona nga shpërthimi i një bombule gazi, gazetarët e Stop vëzhgojnë sigurinë e tregtimit të gazit. Inspektori i IQTArjan Goshi, thotë se janë zhvilluar kontrolle.

 

Abonetë, që nuk njihen në zona periferike të Tiranës!

Abonetë nuk njihen në disa nga periferitë e kryeqytetit. Një vëzhgim i “Stop”, nxjerr në pah, se linja e autobuzit  Qender-Kopshti zoologjik, Qendër-Komuna e parisit, dhe Qender-Yzberisht, nuk përfshihen në abonenë e përgjithshme.

Jetimët e Durrësit, historia e të cilëve u trajtua në “Stop”, do të ndjekin shkollën “Willson” deri në përfundim të ciklit parauniveristar. Gazetarja ndjek hyrjen e tyre në shkollë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *