STOP – EMISIONI 21

Kryeministri Rama në Vlorë, inspekton dhe udhëzon për punimet e rrugës!

Kryeministri Edi Rama ishte të shtunën në qytetin e Vlorës, ku inspektoi punimet në rrugën transballkanike. Rama dha udhëzime të arta sesi duhet të jetë rruga, trotuaret, ndricimi dhe pemët.Ndërsa të dielën, shefi i qeverisë vizitoi shtëpinë-muze të shkrimtarit Ismail Kadare, ku sërish tregoi, se libra e dorëshkrime të Kadaresë do të jenë shumë shpejt në këtë objekt.Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi, se nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin në kongresin e PS-së të 19 marsit. Mjekët e urgjencës së Tiranës protestojnë për shkrirjen e urgjencës.

 

Kuponët tatimorë nuk jepen në rrethe!

Kuponët tatimorë jepen tashmë për cdo blerje në Tiranë. Por gazetarët tanë kanë konstatuar, se në rrethe situata është e ndryshme. Vëzhgimi ynë sjell realitetin në Shkodër, Lezhë,Vlorë, Fier, Lushnje e Durrës. Po kështu edhe pirja e duhanit, nuk duket të jetë problem nëpër lokalet e rretheve.

https://www.youtube.com/watch?v=RAiVi0gf08I” width=

 

Tekstet shkollore, sa të pakuptueshëm…

Gazetarët e “Stop” kanë realizuar një vëzhgim për cilësinë e teksteve shkollore. Në librat e klasës së parë shpjegohet me fjalën “diagramë”, dhe vetë nxënësit thonë, se nuk ia dinë kuptimin.

Të Fundit