STOP – EMISIONI 19 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 19

Numri i ministrit Tahiri, si Call Center!

Ministri Tahiri deklaroi, se do të publikojë numrin e tij të telefonit në do komisariat dhe postë policie për hallet e popullit. Saimiri dhe Genti improvizojnë një telefonatë për një vjedhje makine. Në një vit janë bërë 200 mijë telefonata në zyrat e policisë për shqetësime të ndryshme. Në këtë pjesë pasqyrohen edhe disa situata nga seanca plenare, një deklaratë e Lulzim Bashës, që Edi Rama është bërë si Borat. Po keshtu një deklaratë të Artan Gacit, që Shqipëria është pas Cecenisë për imazhin e turizmit. Më pas shfaqet një video e një të paralizuare, që duhet të dalë në komision për kemp dhe një video me pamje nga shkolla “Bakushe Visha”…

 

Instituti i Kamzës mbi ujra të zeza!

Në këtë pjesë trajtohet situata me ujrat e zeza pranë Institutit Bujqësor të Kamzës.Gazetarja e STOP, ka intervistuar kancelarin Ramadan Mujollari. Po kështu është realizuar një kamera e fshehtë, ku studentët ankohen për ndotjen e ujit, që e blejnë nga autobotet..

 

Qitësja e përjashtuar, stacione autobusi apo bllokues trafiku?!

Qitësja Etleva Kelo ankohet, se e kanë hequr nga ekipi. Ajo ka probleme me trajneren, probleme që mund të zgjidhen në gjykatë, pa penguar anggazhimin e saj në qitje. Më pas një vëzhgim i gazetarëve të STOP, tregon sesi stacionet e autobusve të Porcalanit dhe Selvisë, janë shndërruar në bllokues të trafikut në kryeqytet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *