Emiratet e Bashkuara Arabe i dhurojnë Shqipërisë 7 tonë pajisje mjekësore për luftën ndaj COVID-19.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten gjithmonë një vend mik, që i gjendet Shqipërisë sa herë kemi nevojë për ndihmë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqipëria i shpreh mirënjohjen LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, nën kujdesin e veçantë të LT mbërritën në Shqipëri 7 tonë pajisje mjekësore për përballimin e luftës me COVID-19.

Sipas Ballës kjo ndihmë e drejtëpërdrejtë siguron 7000 veshje të plota mbrojtëse mjekësore për mjekë, infermierë dhe personel mbështetës.

Gjithashtu numri dy i PS, Taulant Balla risjell në vëmendje solidaritetin dhe ndihmën për Shqipërinë të LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një ndër donatorët kryesorë në procesin e rindërtimit, duke garantuar rindërtimin e 2 mijë banesave të dëmtuara nga tërmeti. “Jemi vëllezër” më tha Princi i Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, kur pata nderin ta takoja në dhjetor 2019.”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten gjithmonë një vend mik, që i gjendet Shqipërisë sa herë kemi nevojë për ndihmë. I shprehim mirënjohjen LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, nën kujdesin e veçantë të LT mbërritën në Shqipëri 7 tonë pajisje mjekësore për përballimin e luftës me Covid-19. Kjo ndihmë e drejtëpërdrejtë siguron 7000 veshje të plota mbrojtëse mjekësore për mjekë, infermierë dhe personel mbështetës.

Në dorëzimin e ndihmave mjekësore nga EBA, Shkëlqesia e Tij Mohamed Meer Alraeesi, Ambasadori i
Emirateve të Bashkuara Arabe jo-rezident në Republikën e Shqipërisë, deklaroi: “Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria ndajnë një histori bashkëpunimi për nismat humanitare. Nëpërmjet dhënies së ndihmës urgjente për Shqipërinë, Emiratet e Bashkuara Arabe rikonfirmojnë qëndrimin e tyre proaktiv për të shtrirë dorën e mbështetjes për vendet që luftojnë me COVID-19. ”

Gjithashtu risjell në vëmendje solidaritetin dhe ndihmën për Shqipërinë të LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një ndër donatorët kryesorë në procesin e rindërtimit, duke garantuar rindërtimin e 2 mijë banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Jemi vëllezër” më tha Princi i Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, kur pata nderin ta takoja në dhjetor 2019.

Të Fundit