Elisa Spiropali:PS e mira e vetme në politikën shqiptare,brava e shuli i kanë mbyllur..

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në 30-vjetorin e FRESSH tha se Partia Socialiste është e vetmja parti që punon për të ndryshuar vendin dhe se sot është më e mira në skenën politike.

Spiropali nuk kaloi pa shigjetuar edhe PD dhe u shpreh se e vetmja opozitë e Partisë Socialiste janë qytetarët shqiptarë.

“PS nuk është e keqja më e vogël. Është sot e mira e vetëm në skenë  politike shqiptare. Kundërshtarët tanë formal, brava dhe shuli dhe blindi kanë mbyllur shoqërisë dhe Shqipërisë derën në fytyrë. Lufta e brendshme është kthyer në një skenë tallëse dhe pa qëllime kombëtare. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë , PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundër ofertë nënproduktin e tij që nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij le më punë që nuk di të bëjë. Edhe kur braktisën parlamentin në bëmë çmos që të gjejnë gjuhën si bijë dhe bija të të njëjtës tokë. Ne sot nga këtu themi jemi krenarë që nuk jemi si ata, jini krenarë sepse për ne kundërshtarët nuk janë armiq”,-tha Spiropali.

Të Fundit