Elisa Spiropali: Opozita përballë patronazhistëve ishte si një magazinë pa inventar

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se projekti i bashkëqeverisjes ka si synim t’i vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë por edhe t’i mbyll derën edhe çdo punonjësi që abuzon me detyrën.

Gjithashtu ajo theksoi nuk harroi të “godasë” edhe opozitën në Kuvend duke thënë se ata përballë patronazhistëve ishin një magazinë pa inventar.

Bashkëqeverisja nuk është vetëm dera për ankesat e qytetarëve por dhe dera që do të mbyllet për çdo punonjës që abuzon me postin. Kjo nismë ligjore nuk vjen nga ligji por nga eksperienca 4 vjeçare diskutimi. Në këtë projektligj është listuar të gjithë mësimet e marra dhe roli i agjencisë në këto katër vite. Për këtë arsye ka lindur dhe nevoja që projekti i bashkëqeverisjes të ketë forcën e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar. Shqetësimin më të madh e keni me patrionazhistët pasi ju në zgjedhje ishin magazinë pa inventarë, përballë patronazhistëve që ishin fitues, ndaj ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët”, ka thënë ajo.

Të Fundit