Eksperti i sigurisë: “Shtëpitë e barit” mund të jenë prirje e grupeve të reja të narkotrafikut – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Eksperti i sigurisë: “Shtëpitë e barit” mund të jenë prirje e grupeve të reja të narkotrafikut

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se rastet e pikasura nga policia të kultivimit të kanabisit në banesa nuk mjaftojnë për të thënë se grupet kriminale kanë ndryshuar strategji.

Gjatë një interviste Muzhaqi tha se “është ende herët për ta thënë këtë”. Ai argumentoi se rastet e kapura mund të jenë të personave apo grupeve të reja që kërkojnë t’i futen rrjetit të trafikut dhe nuk gjejnë hapësira.

Muzhaqi e cilësoi “alternativë kriminale” prirjen për të ashtuquajturat “shtëpi të barit”, teksa theksoi se kjo praktikë “është gjerësisht e zbatueshme nga grupet në vende të tjera të Evropës”.

Eksperti i sigurisë analizoi më pas lehtësirat dhe vështirësitë që ofron kultivimi i kanabisit në mjedise të mbyllura.“Ka lehtësira për fshehjen pasi mjediset e mbyllura kanë mure, çati dhe nuk diktohen nga ajri, ofrohen lehtësira për lëvizjen pasi [shtëpitë e barit] vendosen në zona urbane, […] por kultivimi në mjedise të mbyllura kërkon shumë energji elektrike dhe rrit shumë konsumin gjë që mund të bëjë që kjo të bjerë në sy te autoritetet,” – analizoi Muzhaqi.

Sipas ekspertit të sigurisë grupet kriminale synojnë shtëpi të braktisura, apo fabrika të falimentuara dhe të lëna në harresë në mënyrë që të mos bien në sy për aktivitetin e tyre dhe ta kenë më të lehtë vjedhjen edhe të energjisë elektrike.

Për këtë prirje të re, Muzhaqi theksoi se nevojitet një angazhim më i madh i policisë, që duhet të jetë më e përgatitur për t’i pikasur vetë pa qenë nevoja e informacioneve që mund të vijnë nga partnerët ndërkombëtarë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *