Eksperti: Ekzistojnë kamera që identifikojnë dhe njohin fytyrat

Eksperti i kamerave dhe pajisjeve elektronike Enkel Kapxhiu ka shpjeguar në emisionin “Opinion” disa nga sistemet e kamerave që ekzistojnë aktualisht në treg.

Ai tha se përveç atyre që identifikojnë targat e mjeteve ekzistojnë edhe kamera që detektojnë dhe identifikojnë fytyrat e personave që dalin përpara tyre.

Pjesë nga biseda në studio

Kapxhiu: Kjo kamera bën face detection , por ka dhe kamera që bën face recognition.

Fevziu: Çfarë është face recognition?

Kapxhiu: Është identifikimi i fytyrave.

Fevziu: Po të jap një foto të Tan Hoxhës e identifikon?

Kapxhiu: Ti krijon një databazë të caktuar upload-on foton, e ke në server dhe në bazë të fytyrës, në momentin që kamera e detekton ajo të jep shenjën.

Fevziu: Edhe kur je me maskë?

Kapxhiu: Me maskë jo, me zye dhe me mjekër po.

Të Fundit