Ekspertët: SPAK të arrijë më lart me goditjet – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Ekspertët: SPAK të arrijë më lart me goditjet

Softa: Të dalin para drejtësisë dhe ata që kishin dijeni për abuzimin me tendera

Operacionet e SPAK  dhe të policisë për arrestimin e zyrtarëve të lartë dhe kontrollet e shtuara gjatë muajit korrik, kanë ndikuar në uljen e kriminalitetit. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shprehet për Klan News se prania e autoriteteve ligjzbatuese në terren i mbyll shtigjet grupeve kriminale.

Softa shprehet se SPAK duhet të kryejë operacione në nivele më të lartë, dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të abuzimit me tenderat.

Një tjetër drejtim që duhet ndryshuar sipas ekspertit është praktika e parandalimit të trafikut të lëndëve narkotike.

Prej dy javësh SPAK ka arrestuar disa zyrtarë, duke përfshirë ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-zv/ministren e brendshme Rovena Voda dhe punonjës në nivele qendrore dhe vendore./Klan News

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *