Ekspertët nga Kina tregojnë grupin e gjakut qe rrezikon më shumë të preket nga koronavirusi. – Stop
Të Gjitha

Ekspertët nga Kina tregojnë grupin e gjakut qe rrezikon më shumë të preket nga koronavirusi.

Njerëzit që kanë grupin e gjakut A mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus, sipas një studimi të ri kryer në Kinë.

Ndërsa për personat me grupin e gjakut O mund të jenë më rezistentë ndaj virusit, raporton Nju Jork Post.

Shkencëtarët që po studiojnë virusin COVID-19 në epiqendrën e tij të shpërthimit, Wuhan, dhe qytetin Shenzhen, zbuluan se përqindja e pacientëve me grupin e gjakut A, pozitiv dhe negativë, janë infektuar dhe vrarë “dukshëm” me shifra më të larta.

Pacientët e grupit të gjakut O, ndërkohë, përbëjnë një pjesë më të vogël të të infektuarve dhe të vrarëve nga virusi.

“Njerëzit me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë veçanërisht për forcimin e imunitetit dhe masave personale mbrojtëse, me qëllim zvogëlimin e shanseve të infektimit”, shkruajtën studiuesit në Qendrën për Mjekësi të Bazuar në Evidencë dhe Përkthim, bazuar në Wuhan.

Megjithëse ekipi, i udhëhequr nga Wang Xinghuan, e cilësoi studimin si “paraprak”, e theksoi se më shumë punë duhej bërë për të arritur në gjetje konkrete.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *