Efektivi shpëton qytetarin nga përmbytjet/ Erion Braçe: Nder e respekt, shërbyen për njerëzit

Deputeti Erion Braçe ka publikuar një foto teksa shihet efektivi duke mbajtur një qytetar që kishte mbetur në mes të ujit.

Foto e cila është bërë nga Reuters, përcjell mesazhin e deputetit Braçe, i cili falënderon të gjithë policët, elektricistët, zjarrfikësit etj, që gjenden pranë qytetarëve në zonat e përmbytura si Fieri apo Vlora.

Nder e respekt për çdo burrë e djalë, ushtare e oficere-siç këta këtu te Batalionit të tretë të sigurisë, zjarrfikës, policë, elektricistë, punonjës të impianteve e rrjetit të kullimit, mjekë e infermierë, të cilët prej dje e gjatë gjithë natës po shërbejnë për njerëzit në zonën e përmbytur Fier/Vlore!” shkruan Braçe.

Të Fundit