Edith Harxhi: Nuk tërhiqem nga gara, PD është marrë peng nga Lulzim Basha

“Grupi për PD” ka mbajtur sot një konferencë për media gjatë së cilës kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi është shprehur e bindur se nuk do të tërhiqet nga gara, ndërsa theksoi se PD është marrë peng nga Lulzim Basha. Ajo nuk e cilësoi si të barabartë këtë garë, duke thënë se administrata punon vetëm për Lulzim Bashën.

“Nuk e mendoj asnjë moment tërheqje nga gara jemi futur pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person, Lulzim Bashën. Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha. Unë nuk i marrë votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë. Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punojë në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe”.

Harxhi përgëzoi Shehaj për kandidaturën por shtoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën duke e ftuar atë të zgjedhë arenën e debatit për shpalljen e programit

Gjatë mbledhjes së sotme të “Grupi për PD”, ish-presidenti Bujar Nishani e konsideroi hipokrit qëndrimin e Lulzim Bashës pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA-të.

Ai tha se kryedemokrati duhet të tregojë ndikimin që Berisha ka pasur tek ai.

“Ajo që unë do të shtoj ka të bëjë më reagimin tim ndaj një qëndrimi të zotit Basha. Ne kemi të drejtën për të kërkuar transparencë. Vetë Basha duhet ta bëjë tranparencën para shqiptareve. Ka që nga vitit 2013 që në opinion ka pasur diskutim që ai është i ndikuar dhe trysnuar nga Berisha. Ai nuk e ka mohuar kurrë këtë. Ai duhet të dalë sot para demokratëve dhe para shqiptarëve dhe të tregojë a është ndikuar dhe shantazhuar nga Berisha. Basha i detyrohet opinionit publik dhe demokratëve.”

Grupi për PD ka kërkuar rikthimin në garë të Ibsen Elezit si kandidat për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen 13 qershor.

Ata e kanë cilësuar aktin e përjashtimit të tij si antistatutor, anti-demokratik dhe që deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Grupi për PD thonë se kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe lejimin e kandidimit të Elezit duke shtuar se ai ka kontribute reale dhe është një nga anëtarët më aktiv të PD-së.

Të Fundit