Edi Rama lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën dhe i pari në raport me numrin e popullsisë!

Edi Rama rezulton të jetë lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën, gjatë vitit 2021, me 1.3 milionë fansa dhe 19.7 milionë reagime.

I pari është renditur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe i dyti është Giuseppe Conte, ish kryeministri i Italisë.

Rama ka popullaritet mjaft të lartë në Facebook dhe ka lënë pas kryeministra si Johnson, Macron, Orban, Mitsotakis, etj.

Si lider më i ndjekur në raport me popullsinë e vendeve që përfaqësojnë, Rama renditet në vendin e parë edhe për numrin e fansave dhe për reagimet në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rendit i dyti në raport me popullsinë.

Të dhënat janë analizuar nga Terra Data.

Kujtojmë se Edi Rama, është mjaft aktiv në Facebook, ku transmetohen të gjitha aktivitetet dhe daljet e tij publike.

Të Fundit