“E turpshme”, kryeministri Rama ngre alarmin për atë që po bën Lulzim Basha: Kjo është kriminale!

Kryeministri Edi Rama nga një takim që po zhvillon me fermerët në Rrogozhinë deklaroi se gjatë qeverisjes në këto vite kanë dyfishuar sipërfaqen bujqësore të kultivuar.

Rama tha se një tjetër arritja është gjithashtu është rritja e eksporteve me produkte shqiptare.

Kryeministri kritikoi gjithashtu edhe grumbullimet sipas tij të krijuara nga kreu i PD, Lulzim Basha. Rama i ka cilësuar sipas tij të turpshme dhe kriminale takimet elektorale të kryedemokratit.

Më erdhi shumë mirë që sot miqtë që janë këtu me mua dhe që më krijuan këtë mundësi kanë menduar të organizojnë këtë takim me njerëzit e tokës. Me ata që nuk bëjnë lajm, që i shikon shumë  rrallë, i shikon të jenë të neglizhuar nga klubet e natës nëpër kolltuqe. Më vjen shumë mirë që jam këtu me ju. Jeni ju baza e një transformimi që është i pamohueshëm në sektorin e bujqësisë për të cilin ka dy shifra, mbase kurrë nuk do të dalin në tv, por që janë dy shifra që tregojnë se jemi në drejtimin e  duhur. E para, në këto 7 vite kemi dyfishuar sipërfaqen e tokës që punohet. Ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë. Ka ende sipërfaqe ku ne duhet të arrijmë të çojmë kanalet ujitëse.

Më e madhja është bërë. Pjesa më e tmerrshme e një llumi që kishte bllokuar sistemet vaditëse. Sot Shqipëria importon vetëm 3 dhe eksporton një. Rënie e importit të prodhimit bujqësor ka të bëjë me rritjen e prodhimit këtu në vend. janë rritur eksportet. Ne e kemi çuar ekspertet e bujqësisë nga afro rreth 100 milion në 400 milion. Me planin që kemi do t’i çojmë mbi 1 miliard. Shteti si asnjëherë më parë ka qenë në krahun tuaj. Shqipëria është e para në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE.

Na kanë dalë këta një shportë me karavidhe. Duke krijuar një tabor krushqish edhe duke e sorollatur Lulin nëpër Shqipëri për ta bërë dhëndër. Ajo që po bën Lulzim Basha së bashku me ata që organizojnë dasma pa nuse është e turpshme, një rrumpallë kriminale,. Ato janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra të vaksinimit. Ata janë anti shteti, ata janë rrumpalla, janë dëmi që rri gjithmonë si kërcënim”, tha Rama.

Të Fundit