E rëndë te Infektivi/ 5-muajshe shtatzënë, 28-vjeçarja ndërron jetë nga Covid-19.

TIRANË

 

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Spitali Infektiv ku një 28-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Mësohet se e ndjera, Emanuela Dalipi, ishte shtruar prej tre ditësh në Shërbimin Intensiv të Infektivit.

E reja ishte në muajin e pestë të shtatzanisë dhe kishte përfunduar në Spital pas përkeqësimit të gjendjes nga Covid-19.

Ndërkohë që mjekët kishin ndërhyrë për t’i hequr fëmijën gruaja kishte pësuar hemorragji duke humbur jetën.

Të Fundit