E rëndë në Tiranë/ I shpëtoi nga duart burrit që po e dhunonte, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një grua e ndjerë e frikësuar nga bashkëshorti është hedhur nga kati i dytë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. M., 33 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit