E kërcënuan me sqepar, e dhunuan dhe i grabitën rreth 30 mln lekë, si ndodhi grabitja te rruga e Kavajës

Një 55-vjeçar ka rënë pre e grabitësve ditën e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës”, ku 2 persona pasi kanë goditur me sende të forta i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash 55-vjeçarit, të cilat po i transportonte me motor te një pike valute.

News 24 raporton gjithashtu se autorët kanë qenë të maskuar dhe e kanë kërcënuar punonjësin  55-vjeçar Qani Zili me sqepar, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore. 

Autorët ishin me motor gjithashtu, të cilët pas grabitjen braktisën motomjetin dhe u larguan në këmbë nëpër rrugica.

Të Fundit