E ka gjimnazin afër shtëpisë, portali e-albania e regjistron në periferi! – Stop
KLIPET

E ka gjimnazin afër shtëpisë, portali e-albania e regjistron në periferi!

Një prind në Tiranë ngre shqetësimin e regjistrimit të vajzës në shkollë të mesme. Arsimin 9 vjecar e ka përfunduar te “Dora D’istria” dhe automatikisht sistemi e-albania e kalon për regjistrim në shkollën e mesme “Sinan Tafaj”. Po zonja thotë, se pranë shtëpisë së saj ka gjimnazin “Ismail Qemali”.Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, e konsideron totalisht të palogjikshëm regjistrimin me portal,duke dhënë dhe argumentat e tij për këtë. Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ku na u premtua zgjidhje për rastet e vecanta dhe kushtet specifike.Dhe rasti në fjalë u zgjidh dhe qytetarja falenderon stafin e emisionit “Stop”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *