E gjithë bota në zi, aktivitete në nder të Mbretëreshës Elizabeth edhe në Shqipëri

Ambasada britanike në Shqipëri do të zhvillojë aktivitete në Tiranë në nder të Mbretëreshës Elizabeth, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme, 8 shtator.

Sipas njoftimit të ambasadës britanike aktivitetet do të zhvillohen nga sot 9 shtator deri në 15 shtator.

Aktivitete do të zhvillohen në ambientet e ambasadës Britanike në Tiranë.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike u shua në moshën 96-vjeçare.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Pallati tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi në Twitter se Kulla Eifel do të errësohet sonte në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II.
Njëkohësisht ajo bëri të ditur se në emër të të gjithë parizienëve i shpreh ngushëllimet ambasadores britanike, Mena Rawlings.

Të Fundit