“E ema e ka braktisur” babai nuk takon dot vajzen: Njeri jam dhe une..

Një denoncues anonim nga qyteti i Lezhës tregon, se ka 8 muaj që ka mbaruar burgun, pasi kishte vuajtur 6 vjet heqje lirie për një vepër penale.Ai thotë, se ka një vajzë 7 vjec , të cilën e ëma e ka braktisur dhe e ia ka lënë atij kujdestarinë. Pasi hyri në burg, vajzën e vogël ia mbajti mamaja e vet. Për shkak të gjendjes shëndetsore të gjyshes, iu drejtuan Shërbimit Social në bashkinë e Lezhës dhe kjo e fundit e dërgoi në “Famullinë Lindja e Zojës” në Trashan. Por tani e ka të vështirë të takohet më vajzën, edhe pse në burg e takonte.

Për këtë rast iu drejtuam Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë.Anita Kadeli, Specialiste në këtë strukturë, thotë, se qytetari ka 2 muaj, që nuk e ka takuar vajzën, pasi pati debat mes tij dhe motrave, që agravoi në dhunë e shkoi në polici. Specialistja flet me motrën në Trashan dhe me ndërhyrjen e emisionit “Stop”,qytetari realizon takimin me të bijën.

Të Fundit