E diplomuar që në 2019, si japin listën e notave që i duhet për vendin e punës

Një ish studente e fakultetit për mami në Universitetin “Aleksandër Moisiu” tregon në “Stop” , se ka përfunduar studimet në vitin 2019 dhe ka marrë kartonin e diplomës. Por ajo thotë, se nuk ka mundur të marrë listën e notave, që i duhet, për të bërë licensimin, në mënyrë, që të nisë punë.Studentja thotë, se është paraqitur disa herë në sekretarinë e fakultetit, por nuk ka mundur të zgjidhë problemin e saj.Sekretarja i thotë, se lista e notave nuk ka dalë akoma. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, studentja brenda 24 orësh arrin të marrë në dorë dokumentin e shumëpritur.

Të Fundit