“E ardhmja nuk mund të jetë puna në shtet”, Rama me gjimnazistë: Do të fuqizojmë mësimin mbi teknologjinë!

Kryeministri Edi Rama shprehet se ardhmja e punësimit nuk mund të jetë administrate shtetërore. Gjatë një bashkëbisedimi me disa gjimnazistë në Shkodër, kreu i qeverisë vendosi theksin tek investimet në mësimin mbi teknologjinë.

Sipas Ramës, e ardhmja është përmes kompjuterit dhe teknologjisë, ku shumë të rinj me njohuritë e tyre mund të gjejnë punë nga shtëpia e tyre.

Që kjo të realizohet brenda kësaj dekade, Rama tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria do të investojë në sistemin arsimor për të fuqizuar mësimdhënien e teknologjisë, sidomos për përmirësimin e infrastrukturës së laboratorëve nëpër shkolla.

“Më bëri përshtypje një element. Është hera e parë që mungon. Askush prej jush nuk përmendi dixhitalizimin, informatikën. Kushtet që bëhet ky mësim. Besoj që nuk ju them asgjë të re. Unë e kam të dëgjuar nga raportet që kemi marrë për lëndën e informatikës, që laboratorët nuk janë në nivelin e duhur. Mësimi është shumë mekanik, mësim teorik për shkak të paktit që edhe aty ku laboratorët janë të plotësuar, procesi i praktikës lë shumë për të dëshiruar. Jua them këtë pasi besoj që një nga arsyet që ne kemi një boshllëk në pertën e punës për të rinjtë sot, është mungesa e dijes për të pasur punë paguar shumë më mirë dhe cilësore. Mungesa e dijes nuk lidhjet me dijet që jepen përmes lëndëve tradicionale, apo shkallën e njohjes suaj, por lidhet me dijen që ofron vetë sistemi ynë i shkollës dhe atë që sot është e ardhmja. Duam të bëjmë një investim duke filluar nga viti i ardhshëm. Për të fuqizuar sa më shpejt, të gjithë sistemin e mësimdhënies së teknologjisë dhe ti bëjmë të mundur nxënësve të hyjnë më shumë se sa vetëm një mësim mekanik. Janë dije që hapin horizonitn për të gjithë. Tregu i punës që është rreth, qoftë në Malësinë e Madhe, qoftë në Shkodër, në qytet apo fshat, ka kufizimet e veta, ndërsa tregu i teknologjisë nuk ka kufizime.

Përmes kompjuterit duke zotëruar disa dije specifike për të gjetur një hapësirë tënden, një qelize në një organizëm të madh siç është ky treg. Nuk është fantazi, por është një realitet që ekziston në Shqipëri. Ka shumë të rinj që pa lëvizur nga shtëpia, punojnë në një treg jashtë vendit, dhe paguhen shumë mirë. Për të bërë këtë, kanë disa dije ekstra. Duam të punojmë shumë në këtë drejtim në shkollë, pork jo nuk mjafton. Me programme të veçanta për mosha relativisht të reja për të marrë njohuri brenda një harku kohore jo shumë të gjatë. Janë programe ndërkombëtare dhe që ne kemi krijuar kanalet tona për t’i vendosur në funksionim. Për të kaluar të rinjtë njohuritë për gjuhën e kodimit. Përveç kësaj, është ajo që lidhet me fuqizimin e hapësirës për të bërë sipërmarrje të vogël në këtë fushë. Duhet patjetër që të ndryshojmë, këndvështrim mbi të ardhmen.

E ardhmja nuk mund të jetë punë në shtet, por është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Përgjigja e vetme, nuk mund të jetë vetëm puna në privat. Tregu i punës në privat ka vështirësitë e veta. Është diçka e tretë që nuk është në kundërshtim me këto të dyja, është futja në botën e teknologjisë. Një person mund të gjejë një punë për vete pa lëvizur nga shtëpia. Por disa të tjerë mund të fillojnë një startup, për t’i shërbyer vetes së tyre, dhe më pas për t’i shërbyer të tjerëve. Ne kemi në rrjetin e startup-eve, ndërmarrje të vogla që punojnë për Sillicon Valley dhe kompani shumë të mëdha. Bëjnë punë kreative, dhe jo vetëm punë ‘krahu’ për kompani të ndryshme” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se organizime të tilla me nxënës të gjimnazeve është i rëndësishëm për të mundësuar bisedimin dhe adresimin e problemeve të të rinjve me institucionet.

Rama deklaroi se komunikimi vetëm përmes letrave me ministritë, kalon disa filtra duke penguar informacionin.

“Fillimi i një dialogu që kemi nisur me gjimnazet e Shqipërisë. Është i vlefshëm për ne pasi besoj se ndërtimi i një strategjie të re për të rinjtë, kap një periudhë të gjatë nga viti i ardhshëm deri në vitin 2029 për ta patur si udhërrëfyes për rininë gjatë kësaj decade. Është çështje e drejtëpërdrejtë e të rinjve. Gjëja e parë që doja të thoja, që pavarësisht atyre që thatë këtu, është e natyrshme që në një kohë të shkurtër të bësh një sintezë të atyre që duash të thuash. Dua tju ftoj që për çdo gjë që keni mos nguroni të shkruani. Nga ana tjetër do ishte e mirëseardhur se nëse këtu ka nga ata që donin të angazhonin shokët në klasë t’i nxisni që të jepin mendimet e tyre. Aspekte për të përmirësuar ka plotë. Arsimi parauniversitar ka pasur një progress jo të vogël, duke e marrë andej nga ku jemi nisur. Duhet ta bëjmë krahasimin me të ardhmen, boshllëku është ende i konsiderueshëm. Ka gjëra të cilat duhen adresuar me shpejtësi. Një pjesë duan kohë ndërsa disa të tjera duhen më shpejtë. Komunikimi që bëhet përmes institucioneve është i pazëvendësueshëm, por ka disa filtra. Filtrat me ose padashje e pengojnë informacionin që vjen nga burimi për të qenë i plotë apo skartojnë një pjesë të tij, me atë gjykimin objektiv që është i parakohshëm” – tha Rama.

Të Fundit