E akuzoi si zjarrvënës/ Gafa e Ministrisë së Mbrojtjes, ishte zjarrfikësi

Një person është filmuar teksa del nga një vatër e sapondezur zjarri në ishullin e Sazanit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ai ishte autor i dyshuar i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Po ashtu thuhej se video dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve të cilët kishin zbuluar piromanin e ishullit të Sazanit.

Ndërkohë sipas Shqiptares.com personi që shfaqet në video është zjarrfikës.

Ndër të tjera Ministria bëri me dije se policia ka nisur punën për kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha.

Të Fundit