Dyert e mbyllura, Bardhi: Po kryen punime, s’ka nevojë të vijnë të trokasin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për zhvillimet e fundit në PD.

Para selisë blu, ardhjen e Grupit të Rithemelimit të PD dhe gjetjen e dyerve mbyllur ai e quajti show mediatik, ndërsa theksoi se në seli po kryhen punime.

Më tej Bardhi tha se në selinë qëndrore të PD po shtohen ambientet e punës.

“U bë show mediatik në shkallët e selisë. Në seli janë duke kryer punime, nuk ka nevojë të vini dhe të trokisni në dyert e partisë. Ju do futeni brenda dhe do shikoni se po shtohen ambientet e punës. Koha e llafeve kanë mbaruar. Disa kanë zgjedhur të ruajnë karrigen dhe po i shërbejnë Edi Ramës.

Selia ka qenë është dhe do vijojë të jetë e hapur dhe do jetë e mbyllur për trafikantët e drogës që kanë qenë krah Berishës. Aktet e dhunës nuk i shërbejnë demokratëve por forcojnë regjimin e Ramës. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

Të Fundit