Dy fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. – Stop
Të Gjitha

Dy fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Të prekur nga koronavirusi në Shqipëri rezultojnë edhe fëmijë.

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, tregoi se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me virusin e ri.

“Në vendin tonë kemi të testuar nga kontaktet një pjesë të mirë të fëmijëve nga të cilët vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja të sëmundjes, ndërsa tjetri me shenjat e një temperature të kontrollueshme, po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.

“Fëmijët janë njësoj të ekspozuar dhe mundësinë e infektimit e kanë njësoj si gjithë popullata tjetër. Nga rastet që referohen në botë dhe komunikimi që kemi ne me 90 shoqata pediatrike të botës, referohen raste të fëmijëve të infektuar por fatmirësisht në 90% të rasteve këto janë pa shenja, ose forma të lehta apo moderuara që kalojnë në kufijtë e një infeksioni viral të zakonshëm”, tha mjekja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *