Durrës/ shet libra për të mbajtur familjen me buke, policia e përze-Stop-27 Janar 2021 – Stop
Të Gjitha

Durrës/ shet libra për të mbajtur familjen me buke, policia e përze-Stop-27 Janar 2021

Leonidha Grëmbi është një qytetar i Durrësit, i cili del pothuajse cdo ditë në shëtitoren e qytetit për të shitur libra. Por mesa duket, për Bashkinë e Durrësit, ky është problemi më i madh.Leonidha tregon, se prej 8 vitesh del në shëtitore, por policia bashkiake e ka ndaluar ta bëjë këtë, madje i kanë thënë, se do t’i bllokojnë librat. Gjithashtu ai tregon, se ka bërë një kërkesë për të shitur si ambulant, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Leonidha shprehet, se me atë punë ushqehet dhe mban fëmijët, ndërkohë bashkia e Durrësit po i heq bukën e gojës.Një prej policëve, që e përze Leonidhën shprehet, se edhe në kullën Eiffel lejohet shitja e librave, por jo në Durrës ama.Ndërkohë në të gjithë qytetin e Durrësit gëlojnë shitësit ambulantë dhe askush nuk i shqetëson.Në bashki na thanë, se Leonidha fillimisht duhet të marrë një nipt si ambulant në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas të plotësojë një kërkesë në Bashkinë e Durrësit, ku duhet të përmbushë disa kritere. Përsa i përket shëtitores Taulantia, aty nuk lejohet shitja, pasi cilësohet si kantier ndërtimi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *