Durrës/ Ndoti ujërat në terminalin e Portit, procedohet kapiteni i trageti

Është proceduar penalisht kapiteni i një trageti, i cili sipas policisë ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

Policia e Durrësit ka proceduar për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit