Durrës/ Arrestohet 60-vjeçari, punonte si kambist pa licencë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 60-vjeçar pasi akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar me inicialet M. H., i cili ushtronte veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit