“Dua të jem një astrofizikan dhe të studioj supernovat” 9-vjeçari merr diplomën e gjimnazit

Një djalë nëntë vjeçar nga Pensilvania pasi mbaroi shkollën e mesme vendosi te regjistrohej në kolegj pasi ishte pergatitur dhe kishte ndjekur disa kurse te zhvilluara online.

Tani nëntëvjeçari, është gjithashtu anëtar i Mensa-s, ( shkollë ku bëjnë pjesë personat me inteligjentë) dhe është regjistruar në Kolegjin e Komunitetit të ‘Bucks County’ dhe shpreson të bëhet astrofizikant.

“Kuptova se isha në gjendje të diplomohesha në moshën nëntë vjeçare, sepse e ndjeja veten gati’’ tha ai.

“Unë dua të jem një astrofizikan dhe të studioj supernovat,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Prindërit e Davidit, Henry dhe Ronya thanë se djali i tyre ishte gjithmonë shumë kureshtar për të ditur gjërat te reja.

David Balogun, nga Bensalem, është bërë i diplomuari më i ri nga ‘Reach Cyber Charter School’.

David gjithashtu mori çmimin e studentëve të shquar 2022 nga Shoqata e Arsimit të talentuar të Pensilvanisë.

Të Fundit