Drejtori i Emergjencave: E prisnim që të kishte dëme nga reshjet, por jo kaq shumë

Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari deklaroi se ishte i ditur fakti se vendi do të përfshihej nga moti i keq dhe se do të kishte dëme nga reshjet, pasi u informuan nga Instituti i Gjeoshkencave.

Ai  u shpreh se megjithëse kishin marrë iformacione, nuk pritej që dëmet nga reshjet të ishin kaq të shumta.

“Kjo situatë ka qenë e njohur, e ditur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, për arsye se ne marrim të dhëna nga Instituti i Gjeoshkencave. Situatën e kishim të pritshme, që do kishim këto reshje shiu, në të dhëna të përafërta dhe jo në të dhënat ekzakte, pasi anjëherë nuk mund të përcaktojmë se sa reshje shiu do të bien.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mori masat dhe njoftoi strukturat për të rritur gatishmërinë e tyre dhe për të marrë masa në pastrimin e pikave kyçe që mund të sillnin bllokim të kanaleve, ose në pjesët ku janë urat. Kjo është e paparashikueshme. Ka fatkeqësi që mund të paralajmërojnë, por edhe fatkeqësi që nuk mund të paralajmërojnë”, theksoi ai./EuronewsAlbania

Të Fundit