“Do i japim një shqelm korrupsionit”, Rama: Më 30 prill mbyllen sportelet me dokumenta

Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale ka bërë me dije se Shqipëria është ngjitur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe ka dalë e para në rajon.

Kreu i qeverisë teksa publikon grafikët shkruan se në 30 prill mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta duke goditur kështu sipas tij korrupsionin, radhët, zvarritjet për marrjen e një dokumenti shtetëror.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror” shkruan Rama.

Të Fundit