“Djalin s’ta sjell më kurrë” ish bashkëshorti s’pyet për vendim gjykate, institucionet heshtin

Një qytetare nga Tirana tregon, se në vitin 2020 ka bërë divorc me ish- bashkëshortin dhe nga kjo martesë, ka një fëmijë 6 vjec. Sipas vendimit të gjykatës, babai duhet ta takojë fëmijën një herë në javë dhe për pushime. I ati kërkoi ta merrte djalin me pushime në Turqi dhe u bë një prokurë, ku djali do qëndronte me babain nga data 21 tetor deri në datën 5 nëntor. Por kaloi një muaj dhe babai nuk e ktheu djalin. Madje në një prej komunikimeve të rralla ish bashkëshorti i tha, se nuk do të kthehej më e nuk do ta shihte më djalin. Zonja bëri kallëzim dhe prokuroria vendosi mosfillim të procedimit penal, pasi nuk ka vepër. Zonja tregon, se shkoi në Turqi dhe e kërkoi kudo, madje bëri edhe kallzim andej, ku po kryhen veprime për ta gjetur të birin. Avokatja Eda Grimci, shpjegon, se kemi të bëjmë me vepër penale, pasi bëhet fjalë për rrëmbim të mituri dhe mosrespektim të vendimit të gjykatës.

Të Fundit