Divjake/Mesuesi i fizikes jep muziken, drejtori: Do behen fshataret muzikante! – Stop -20 Tetor 2020 – Stop
Të Gjitha

Divjake/Mesuesi i fizikes jep muziken, drejtori: Do behen fshataret muzikante! – Stop -20 Tetor 2020

Jemi në fshatin Mizë të Divjakës, në shkollën 9-vjecare, pasi mësuesit e biologjisë, gjeografisë dhe fizikës japin lëndën e artit pamor dhe muzikën. Vetë nxënësit e pranojnë këtë dhe mësimi thuajse nuk bëhet.Këtë problem e pohojnë dhe vetë mësuesit në fjalë, të cilët thonë, se janë të detyruar të japin muzikë e art pamor, për të plotësuar orët.Drejtoresha e shkollës Enkelejda Sako shpjegon, se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së mësuesve dhe bëhet fjalë për pak orë. Më pas takojmë drejtorin e ZVA-së Divjakë, Llazar Stasa, i cili u shprehet, se nuk ka mësues të këtyre profileve. Gjatë bisedës me të, ai nuk ngurron të thotë, se fshatarët nuk do të bëhen muzikantë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *