Divjake/ i vjedhin delet dhe e kercenojne, policia mbron grabitesit-Stop-27 Janar 2021 – Stop
Të Gjitha

Divjake/ i vjedhin delet dhe e kercenojne, policia mbron grabitesit-Stop-27 Janar 2021

Kemi shkuar në Divjakë, pasi z.Loni Lala, 64 vjec, ankohet, se përvecse i kanë vjedhur dy dele më 2 janar 2021, ai vetë dhe familja ndjehen të kërcënuar prej hajdutëve dhe se nuk kanë gjetur përkrahje nga policia e Divjakës.Vjedhja ka ndodhur nga katër persona në stallën, ku Lala mban bagëti e gjedhë.Gjithcka është e filmuar nga kamera e një biznesi përballë stallës.Loni Lala tregon, se hajdutët kanë shqepur dritaren me tulla, kanë tërhequr zgarën dhe kanë hyrë brenda, ku kanë grabitur delet. Loni thotë, se dy persona i ka njohur dhe janë banorë të fshatit.Në këto kushte është lënë i vetëm nga shteti dhe nga policia. Ai tregon, se ka bërë ankesa në polici, por policia në vend që t’i ofrojë mbrojtje, i është kundërvënë.E bija e Loni Lalës thotë, se është kërcënuar nga vëllai i njërit prej grabitësve, Arsid Janko.Gazetari i “Stop” i drejtohet komisariatit të policisë, ku shefi i Krimeve, në vend që të japë informacion për rastin në fjalë, filmon me celular dhë kërcënon gazetarin me procedim penal, duke e nxjerrë jashtë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *