“Diskrediton rëndë figurën e magjistratit”- Nis seanca ndaj Enkeleda Kapedanit, kreu i ILD: Ekzistojnë kushtet për pezullimin nga detyra

Ka nisur mesditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor seanca degjimore per procedimin disiplinor te kerkuar nga kreu i ILD-se, Artur Metani ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani.

Vete gjyqtarja e Elbasanit ndodhet në seancën dëgjimore.

Kryetari i Inspektoriatit te Larte te Drejtesise, Artur Metani u shpreh se ekzistojnë kushtet për pezullimin nga detyra të Kapedanit, deri në përfundim të hetimit disiplinor.

Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit“, tha Metani.

Të Fundit