Dhunojnë dy pleqtë, prokurori zvarrit çështjen: Nuk bëhet Shqiperia!

Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncon në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjec, nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca tregojnë për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallzim ë polici për Bukuroshin.Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallzimi.Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte cështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.Prokurori i cështjes, Rifat Kojku, nuk ka bërë asgjë për të zbardhur ngjarjen, edhe pse dosja ka dy vjet, që fle në sirtarin e prokurorit.

“Stop” ka mësuar, se Bukurosh Zagrati në periudhën 1982-‘83 ka dhunuar një bashkëfshatar dhe është dënuar me 6 muaj burg, gjë, që nuk e lejoj atë, të jetë efektiv policie.Fillimisht Bukuroshi e mohoi këtë fakt, por më pas u detyrua ta pranojë.Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit Muca dhe në kushtet e mosvendosjes së drejtësisë, djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin, dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg.I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes, prokurori Rifat Kojku, thotë, se kjo është Shqipëria, që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.

Të Fundit