Dhune ne familje/ Urdhri i mbrojtjes 2 metra distance! – Stop
KLIPET

Dhune ne familje/ Urdhri i mbrojtjes 2 metra distance!

Dhuna në familje është shtuar këto ditë, sipas statistikave të policisë, edhe për shkak të izolimit nga pandemia e Covid-19. Një qytetare nga Durrësi, tregon, se prej 15 vjetësh është viktimë e dhunës në familje. Rasti më i fundit ishte në 13 prill 2020, kur bashkëshorti ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka goditur djalin dhe më pas edhe atë vetë. Pas këtij momenti e ka nxjerrë jashtë në ballkon dhe e ka lënë për 3 orë.Të nesërmen gruaja e denoncoi në Drejtorinë e Policisë Durrës dhe është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Por absurdi qëndron në faktin, se gjyqtarja Dhurata Bilo është shprehur, se bashkëshorti duhet t’i qëndrojë gruas 2 metra larg. Zonja thotë, se nuk ka asnjë siguri për jetën nga dhuna e përsëritur e burrit.Për këtë problematikë iu drejtuam Drejtorisë së Policisë Durrës, ku pyetëm Opgj-në e këtij rasti.Ai tha, se i ka referuar të gjitha materialet në Prokurori dhe situata monitorohet nga Inspektori i Zonës i Rendit. Ndërsa ky i fundit tha, se nuk mund të ndryshojë vendimin e gjyqtares, por vetëm të monitorojë situatën.Por ai nuk shpjegon, sesi e monitoron situatën e zonjës së dhunuar. As gjyqtarja Dhurata Bilo, nuk përgjigjet për vendimin e distancës dy metra, edhe pse flitet për dhunë të përsëritur dhe jo për rrezikun nga coronavirusi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *