Dhuna çnjerezore e mjekeve te Fierit, reagon Ministria e Shendetsise-Stop-26 Maj 2021

Një ditë më parë transmetuam rastin e një akti dhune të paprecedent të disa mjekëve të Spitalit të Fierit ndaj një qytetari.”Stop” siguroi audio regjistrimin e dhunës barbare, që 4 mjekët e Fierit ushtruan ndaj qytetarit Ardit Klima.Në material dëgjohej, sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij, mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi, dhe një tjetër i quajtur Luli, e rrahën dhe fyen në mënyrë cnjerëzore Arditin.Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi treguan të kundërtën.Ministria e Shëndetsisë reagoi, duke dënuar dhunën e duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen në Spitalin e Fierit.Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për një hetim administrativ, ndërsa nxit dhe organet kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Të Fundit