DETAJET/ Makina del nga rruga në Fier, humb jetën shoferja 19 vjeçare, plagoset pasagjeri

Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur dhe një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, në bypassin e Fierit, në fshatin Pojan, ku ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xhesika Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi Sabri Xherimeja, 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të Fundit