Dëshmia tronditëse e djalit: Babai iu fut në dhomë Merushes, e ka ngacmuar

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vrasjen e Merushe Hazizi, nga bashkëjetuesi i saj Fatjon Hoxha.

Ai ka folur për “News24”, ku tregoi se para disa vitesh babai i tij, kur sapo e kishte sjellë Merushen në shtëpi, i ishte futur në dhomë dhe e kishte ngacmuar.

Mes lotësh ai tregoi se këtë ngjarje ia kishte treguar nëna e tij në mëngjesin e asaj dite, e pasi kishte pyetur partneren, edhe ajo ia kishte konfirmuar dukje i thënë se “ai qeni mu fut në dhomë, hyri nga dritarja”.

Arsyeja pse babai e ka vrarë- “Kur ka pasur lidhje me mua, atëherë e ka njohur Merushen, jo më parë. Disa llafe më ka thënë. Ça do themi ne, nuk na beson njeri… Po bën tre vite që e solla në shtëpi Merushen, aty e lash të flinte te një dhomë dhe unë fjeta te dhoma ime, dhe ai ishte hedhur nga dritarja, dhe mendova se ishe ti, nuk e shihja fare, dhe ai kishte fikur sahatin, i kishte thënë jo kshu jo kshu e kishte ngacmuar, ndeza blicin e telefonit tha Merushja dhe kur e pa që ishte ai,  i tha dil jashtë, ai doli dhe i tha po i the gjë Fatjonit do të vë teken në gojë do të vras, këtë gjë ia kishte thënë mamasë time ai, më tha ajo ca kish bërë kshu kshu, kishte shkuar në dhomë…. Vajta nga mami dhe më tha në mëngjes kshu kshu, Merushja u ngrit duke qarë, ‘më hyri në dhomë qeni’, kishte lënë dritaren hapur dhe i kishte hyrë në dhomë”,-tregoi ai.

Të Fundit