Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Vuçiç po shtyp shqiptarët

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, që përfaqëson Luginën e Preshevës, është shprehur nga Shkodra se shqiptarët po shtypen në Serbi nga Presidenti, Aleksandër Vuçiç.

Deputeti shqiptar ka komentuar dhe nismën e “Open Balkan”, për të cilën është shprehur se “nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”.

Deputeti Kamberi ka deklaruar se “Vuçiç me dy standarde ku nga njera ane ben si paqesor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjeter permend termin bota serbe duke perjashtuar gjithe te tjeret dhe ka lidhje te forta me Kinen e Rusine, si dhe tenton shpopullimin e shqiptareve qe jetojne ne Luginen e Presheves”.

Sipas tij, duhet më shumë mbështetje nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Nuk mund te kete “Open Balkan”, persa kohe shqiptaret ne Serbi jane te shtypur. Nuk mund ta kritikoj kete procedure, por s’mund te kete perjashtime. Kam kritika edhe per administraten e Brukselit qe po detyron Kosoven dhe Serbine te firmosin disa marreveshje qe ndoshta nuk jane te duhurat”, ka thënë deputeti Kamberi.

Të Fundit