Denoncimi/ Ishte shtruar ne spital, pacientes i vjedhin sendet me vlere-Stop-8 Korrik 2021

Jemi ndalur në QSUT, pasi një paciente, e cila ka qenë e shtruar në Pavionin e Pneumologjisë në 2 maj, thotë, se i kanë humbur sendet me vlerë, në shumën e rreth 300 mijë lekëve. Ajo thotë, se askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka ndodhur.Kur ka pyetur në filli, i kanë thënë, se sendet e saj ishin në dhomën e infermierisë. Ditën tjetër, kur familjarët kanë ardhur dhe i kanë kërkuar, çanta nuk ishte më. Në shërbimin e sigurisë nuk dinë gjë dhe thonë, se nuk lejohet të hyjnë njerëz nga jashtë.

Të Fundit