Denoncimi i “Stop”/ U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy punonjës të burgut të Reçit

Pas denoncimit në emisionin “Stop”, dy psikologë-specialistë të burgut të Reçit janë arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve, disa ditë pasi u pezulluan nga detyra.

Të arrestuarit janë Mario Laloshi dhe Arlando Hoxha të dy punonjës pranë IEVP Reç në Shkodër.

Arrestimi i këtyre dy personave është bërë pas një denoncimi në emisionin “Stop”, ku bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç i akuzoi për korrupsion. Mario Latoshi dhe Arnaldo Hoxha kanë kërkuar para nga Tushe në këmbim të disa shërbimeve.

Pas publikimit të videos, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve nga detyra dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre ndërsa ditën e sotme është njoftuar arrestimi i tyre.

Të Fundit