Denoncimi i “Stop”/ SPAK kërkon 2 vite burg për pedagogun e mjekësisë

SPAK ka kërkuar 2 vite burg dhe heqje për 5 vite e të drejtës për funksione publike për pedagogun e mjekësisë, Besnik Faskaj.

Faskaj akuzohet për korrupsion, për dhënien e notës kaluese për provime. Ai u denoncua në emisionin “Stop”, se kërkonte 150 euro kundrejt një note kaluese për studentët e mjekësisë.

Denoncimin në emisionin televiziv e pati bërë një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim. Ajo takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8.

Studentja në fjalë pretendonte, se pedagogu Faskaj e bënte në mënyrë masive këtë pazar për notën.

Të Fundit